Greqia vendos për hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë që nga data 1 korrik, paçka një vale infeksioni në rritje. Fjala është për dy pikat doganore kryesore me fqinjin jugor, Kapshticën dhe Kakavijë.
Konfirmimin e dha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cili u krenua duke thënë se “është shumë pozitive që Greqia, si destinacion, po tregon rritjen më të madhe në botë në prenotimet e biletave të avionëve”.
Rastin e Kakavijës dhe Kapshticës, hapjes së tyre, ai e veçoi në deklaratën se “do hapen portat hyrëse të Evzoni, Kakavia, Krystalopigi, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi”. /tesheshi.com/