Në zgjedhjet e sërishme parlamentare në Greqi, Demokracia e Re e udhëhequr nga ish-kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka marrë një tjetër fitore dërrmuese.
Sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Brendshme, ajo ka fituar 40,48 për qind të votave dhe Syriza 17,85 për qind, që është më pak se 20,07 për qind në zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 21 maj.
Tashmë. Demokracia e Re ka një shumicë absolute në parlament dhe mund të formojë një qeveri njëpartiake.
Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet e së dielës ishte vetëm 51.8 për qind, nga 61.1 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve të 21 majit të këtij viti. /tesheshi.com/