Dy të burgosur kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas një konflikt të dhunshëm që shpërtheu në burgun famëkeq të Koridhalosë në Greqi, në mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, të dënuar shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar të burgosurit nga Pakistani.
Incidentet e përgjakshme janë zhvilluar me mjete të forta si thika artizanale dhe leva, për shkaqe që ende nuk dihen.
Identiteti i dy viktimave ende nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Tzanios.
Konfrontimi midis te burgosurve ka ndodhur kur ata janë futur në qelitë e tyre. Situata për momentin është e qetë, ndërsa organet greke kanë hapur një hetim të gjerë rreth këtij incidenti.