Janë mbyllur kutitë e votimit në Greqi dhe sipas exit-polleve të para Syriza është lehtësisht në avantazh por pa mazhorancë.
Sipas të dhënave të exit polleve të shpërndara, Syriza paraqitet me një rezultat prej 34% ndërsa Demokracia e Re e Evangelos Meimarakis ndodhet në kuotat e 32,5%.
Sipas exit polle-ve të shpërndara nga televizionet greke, Agimi i Artë konfirmohet si forcë e tretë politike me 6,5 përqind. PASOK është formacioni i katërt politik me 5,5-7%. Aleatët e Alexis Tsiprasit, Grekët e Pavarur ndodhen në kuotën ndërmjet 3 e 4%, Partia “Lumi (To Potami) ndodhet në kuotën e 4-5,5%, ndërsa Unioni i Qendrës ka një preferencë 3,2-4,2%. /tesheshi.com/