Policia greke sekuestroi njw sasi tw madhe droge nw njw automjet qw drejtohej nga një shqiptar.
Behet fjale pikëtrisht për 133 kg kanabis sativa, e cila u sekuestrua nga policia greke në Neraida, afër Igumenicës, në një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrolit, 36-vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar.
Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës, raporton tch.
Drejtuesi i mjetit përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës. /tesheshi.com/