I Dërguari Special i Presidencës së SHBA për Dialogun, Richard Grenell, tha nga Beogradi se fushata për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës duhet të përfundojë. E kjo sipas tij, krahas heqjes së taksës kosovare për mallrat serbe.
Por Grenell u shfaq dhe “kërcënues”, duke thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA do të tërhiqen.,
“Unë përpiqem të përqendrohemi në një të ardhme më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kapërcyer atë që të gjithë e shohin si një konflikt të hapur. Nëse të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha njeriu i Trumpit.
Grenell theksoi se duhet lëvizur rejt ekonomisë, krijimit të vendeve të punës, gjë që nënkupton heqjen e taksave që do të çojnë në një situatë më normale kur bëhet fjalë për tregti. Grenell tha se ai gjithashtu u takua me biznesmenë në Kosovë gjatë vizitës në Prishtinë, të cilët thanë se pajtohen që taksa duhet të hiqet. /tesheshi.com/