Në Athinë, kryeministri Rama e potencoi me zë të lartë raportin e tij të ngushtë me Erdoganin, duke thënë: “Jam mik i ngushtë i Erdogan. Ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë. Me apo jo Erdoganin, Turqia mbetet faktor stabiliteti në Europë”, tha i pari i qeverisjes shqiptare në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi.
I pyetur më herët se kush mendon se do t’i fitojë zgjedhjet në Turqi, Rama u përgjigj me stil: “Mos më pyesni se s’do ju pëlqejë përgjigja ime”, duke vijuar: “Presidenti Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. E ka ndryshuar shumë Turqinë”, tha Rama.
Kujtojmë se si në Turqi ashtu dhe në Shqipëri, votohet më14 maj, pra në një ditë, atje për zgjedhje të përgjithshme e këtu për lokale. /tesheshi.com/