Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gratë deputete të Kosovës më të zëshme se burrat: ja problemet që ngritën sot në Kuvend

by te Sheshi
19/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Gratë deputete të Kosovës më të zëshme se burrat: ja problemet që ngritën sot në Kuvend

Nga Blendi Gashi

Gratë deputete, si rrallë herë më parë kanë ngritur në seancën e sotme një varg problematikash në Kuvend, kryesisht për komunat nga ato vijnë, por jo vetëm, duke qenë më të zëshme se burrat.

Problematikat e ngritura janë më të ndryshme, si: vrasja e grave nga burrat e tyre dhe mos reagimi i shtetit, cilësia e dobët e detergjenteve që dëmton shëndetin e qytetarëve, mos reagimi i institucioneve për dëmtimin e xhamisë dhe shkollës nga një serb në Llabjan të Novobërdës, për moskompensim të fermerëve, për humbjen e milionave përmes arbitrazhit e tema tjera.

“Vrasja e grave nga burrat e tyre”

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ngriti çështjen e vrasjes së Zejnepe Berishës dhe shumë femrave të tjera që janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Ajo tha se nëse nuk ka reagim nga shtetit për këto çështje ku të mbrohet jeta e gruas atëherë këto nuk do të jenë as rastet e fundit.

“Zejnepja sikurse edhe Diana Kastrati e shumë të tjera kishin kërkuar mbrojtje nga shteti dhjetëra herë e shteti asnjëherë nuk i ka dal në mbrojtje. Nuk ka arsyetim për dhunë ndaj bashkëshortit e aq më pak para fëmijëve. Mos reagimi ynë si Kuvend dhe si shoqëri do të lejojë ndërhyrje të mëtejmë në drejtësi”, deklaroi Osmani.

“Detergjentet po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve”

Deputetja e PDK-së, Selvije Halimi ngriti çështjen e problemit të detergjenteve, të cilat tha se po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tonë.

Ajo tha se po flet në emër të disa qytetarëve të cilët kanë ngritur këtë shqetësim.

Halimi kërkoi nga qeveria që t’i kontrollojë detergjentet pluhur dhe ato të aromatizuara se a i përmbajnë përmbajtjet e kërkuara.

“Mos reagimi i institucioneve për dëmtimin e xhamisë nga serbi”

Labinotë Demi-Murtezaj nga Partia Drejtësisë, ka ngritur shqetësime për sulmin e xhamisë në Novobërd nga një qytetarë serb.

Ajo ka thënë se nëse do kishte ndodhur nga qytetarët shqiptarë një sulm i tillë atëherë institucionet tona do të reagonin.

Vlen të theksohet se përvëç saj, askush tjetër nga deputetët në sallën e Kuvendit, nuk kanë reaguar.

“Qeveria mashtroi fermerët e Dukagjinit”

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka shprehur brengën e fermerëve të rajonit për moskompensimin e premtuar nga qeveria për humbjen e kafshëve nga sëmundja “gungore” që i kishte prekur gjedhet në gjithë Kosovën.

“Vetëm në komunën e Deçanit, banorët humbën 196 kafshë nga kjo sëmundje. Qeveria kishte premtuar për secilën kafshë nga një mijë euro dhe kurrë nuk u kompensuan. Nuk është pak që familjet kanë pasur një burim jetese për shkak se kanë investu nga buxheti i familjes për të ngritur fermat e tyre, qeveria i la pa kujdesje dhe asnjëherë nuk i kompensoj”, tha Haxhiu, e cila përmendi disa nga fshatrat që kanë pësuar nga kjo sëmundje e kafshëve.

Deputetja e NISMA-s, Shukrije Bytyqi ka ngritur shqetësimin e banorëve të Malishevës pas kalimit të shumicës së institucioneve komunale, në regjionin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se qytetarët kanë bërë kërkesë në komunë që të nisin procedurat për rikthim nën regjionin e Prizrenit, aty ku me mijëra vite, banorët e kësaj rrethina janë të lidhur në çdo formë.

Kadriu flet për vendimet e arbitrazhit, Bajrami “thumbon” presidentin

Deputetja e pavarur Margarita Kadriu, ka folur për humbjet që ka pësuar shteti nga vendimet e arbitrazhit.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë t’i hetojnë zhvatësit e buxhetit të shtetit.

“Përderisa klasa politike kosovare janë duke u marrë me njëri- tjetrin, nga një shteg i lënë hapur shumë vjet më parë për goditje ndaj buxhetit të shtetit, shteti pësoi humbjen e madhe të radhës në Gjykatën e Arbitrazhit. Siç shihet, tanimë po ikin edhe gati 40 milionë euro të tjera përmes Arbitrazhit! Para më shumë se 8 muajsh, pikërisht nga kjo foltore, e ngrita alarmin para qytetarëve, Qeverisë dhe deputetëve kolegë, se buxheti i taksapaguesve kosovarë po rrezikohet nga një skeme e kundërligjshme, kërcënuese, edhe atë për afro 450 milionë euro, përfshirë edhe shpenzimet e mbrojtjes. A do të mbajë ndonjëherë dikush në këtë shtet, jo vetëm përgjegjësi politike, por edhe juridike e penale për këto zhvatje që po i bëhen buxhetit të taksapaguesve kosovarë?!!!”, tha ajo.

Kadriu tha se është taksapaguesi i varfër ai, që e paguan faturën e çdo dështimi, ndonëse do të duhej të kishim një llogaridhënie konkrete të zyrtarëve përgjegjës pas një hetimi serioz të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

“Qeveria të kërkojë nga Prokuroria që menjëherë të fillojë hetimin për të verifikuar nëse zyrtarët e përfshirë në këto procedura të prokurimit kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe për këtë të njoftojë me prioritet dhe shpejtësi  Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Kadriu.

Kurse deputetja e NISMA-s, Valdete Bajrami ka hedhur akuzar të ashpëra në drejtim të presidentin Thaçi për iniciativat e tij që, siç thotë ajo, po e dëmtojnë të ardhmen e shtetit.

Ajo gjatë fjalimit në Kuvend tha se tashmë është koha të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk jeni të vetmit që po dëmtoni të ardhmen e shtetit pasi këtu kontribut të madh po jep edhe Thaçi. Iniciativa si ajo e reformës zgjedhore, ajo e ushtrisë ndërsa tani me padinë për gjenocid ai po luan me të ardhmen e shtetit”, u shpreh Bajrami.

Ajo tha se deklarimi i presidentit se në Kosovë nuk ka pasur spastrim etnik por përpjekje për spastrim, siç u shpreh ajo,  do t’i kushtojnë Kosovës dhe të ardhmes sonë.

“Të gjithë e dinë se kush ka kryer spastrim etnik dhe se çdo gabim të Thaçit, Serbia do ta përdorë në favor të vetin”, tha Bajrami. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Dy kryekomunarët e Mitrovicës përplasen për vazhdimin ose jo të punimeve te Ura e Ibrit

Dy kryekomunarët e Mitrovicës përplasen për vazhdimin ose jo të punimeve te Ura e Ibrit

Beteja për Kavajën, PD çon 10 deputetë në bazë

Beteja për Kavajën, PD çon 10 deputetë në bazë

5 shenja si të dalloni një gënjeshtar, sipas ekspertes së gjuhës së trupit

5 shenja si të dalloni një gënjeshtar, sipas ekspertes së gjuhës së trupit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni