Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit?! Detyra e parë publike për ministrin e regjimit komunist

by te Sheshi
07/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Gramoz Ruçi rikthehet në shtet pas 27 vitesh në parti, Rama: po, ai kryetar Kuvendi

Në krye të Kuvendit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 Qershorit mund të vijë një nga deputetët më të vjetër të parlamentit shqipar, socialisti Gramoz Ruçi.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka pohuar këtë gjatë një interviste tek Top-story.

“Gramoz Ruci, kryetari i ri Parlamentit? Për mua 100 përqind po. Tani shpresoj që të mos më marrë në telefon e të më thotë pse s’më pyete mua”, u shpreh Rama.

Nëse do të ndodhë që detyra e kryetarit të Kuvendit do të shënojë edhe detyrën e parë publike për Ruçin që kur në vend u vendos sistemi demokratik.

Asnjëherë më parë gjatë 27 viteve që ka qenë deputet dhe në postin e dytë më të lartë në Partinë Socialiste, si sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i grupit parlamentar, Ruçi nuk ka synuar për ndonjë post publik si; ministër apo kryetar Kuvendi.

Besohet se ka qenë ai vetë që ka zgjedhur të mbajë këtë profil për shkak të kaluarës së tij, pasi shërbeu si ministri i fundit i Brendshëm i regjimit komunist në kapërcyell të zhvillimeve të mëdha që sollën dhe rrëzimin e atij regjimi, pikërisht në vitin 1990.

Ka shumë gjasa që edhe këtë herë ai të mos pranojë detyrën e lartë që ka menduar Rama për të, por nëse pranon atëherë kjo mund të jetë e lidhur me një arsye të fortë; për të balancuar autoritetin që pritet të ketë presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, i cili nga aleat me Ramën tani gjendet në llogoren kundërshtare me partinë e tij në opozitë.

Vetëm një personalitet politik si Ruçi do t’i garantonte Ramës një balancim pushtetesh në një parashikim të mundshëm që do ta vendoste Metën në pozitat e një presidenti opozitar ndaj mazhorancës së re socialiste.

Të kujtojmë këtu që akoma pa marrë detyrën e kreut të shtetit Meta ka paralajmëruar se mund të mos e dekretojë kryeministrin dhe qeverinë e re nëse del nga zgjedhjet të manipuluara. Dhe e para gjë që partia që ai drejtori për 13 vjet, LSI, ka bërë pas zgjedhjeve ka qenë kontestimi i rezultatit duke akuzuar Partinë Socialiste se ka manipuluar rezultatin me anë të shit-blerjes së votës.

Ruçi ishte ai që u përball me Metën drejtpërdrejt që kur i “tërhoqi veshin” që të pranonte Presidencën dhe të mos çonte vendin në krizë në muajin Prill, edhe gjatë fushatës kur i kujtoi se gjuha që po përdorte nuk i kishte hije një presidenti, si një paralajmërim se mund edhe të bllokohej betimi i tij si president.

Po kush është Gramoz Ruçi dhe pse Rama e kërkon t’a ketë kryeparlamentar?!

Në mitingun e fitores së PS-së Rama bëri një falenderim të veçantë me “zemër në dorë” për Ruçin. “E çuam të nëntin në listë dhe erdhi vetë i 10-i”– tha Rama duke kujtuar pozitën jo të favorshme që socialisti i vjetër kishte në listën e kandidatëve në qarkun Fier, por ia doli të fitonte.

Ruçi ka qenë një nga shtyllat e fushatës së PS-së, një organizator perfekt i partisë, të cilën ai e njeh me dhëmbë e dhëmballë që prej vitit 1991.

Një protagonist i të gjitha zhvillimeve të brendshme të kësaj partie, ai cilësohet nga socialistët si “shtylla e partisë”.  Të dy kryetarët e PS-së, Fatos Nano e Edi Rama, e kanë pasur atë mbështetjen kryesore.

Që në momentin kur Rama erdhi në selinë rozë e ka ndryshuar rrënjëzisht atë parti duke nisur nga simbolet deri tek njerëzit, përveç Ruçit, të cilin nuk e ceku kurrë, përkundrazi e konsideroi si krahun e djathtë, jo vetëm në parti, por edhe në grupin parlamentar.

Ruçi është trashëgimia e vetme direkte nga Partia e Punës në Partinë Socialiste.

Ai u emërua Sekretar i parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 ai u emërua Ministër i Brendshëm, post që e mbajti vetëm 2 muaj e gjysëm.

Por dhe pse në pak kohë ministër ai u akuzua në atë kohë për ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, kur forcat policore qëlluan ndaj demostruesve dhe pati 4 të vdekur, 81 të plagosur.

Ruçi ka drejtuar seancën e famshme të kongresit të fundit të PPSH-së në 1991-in, ku u rrëzua ideologjia komuniste dhe u hodhën bazat e ndërtimit të partisë së re Socialiste. Në të gjithë historinë e kësaj partie ka pasur rol të fortë dhe ndikim në animin e ngjarjeve.

Në vitin 2009 kur PS-ja ishte në opozitë dhe kryetarin e kishte jashtë Kuvendit Ruçi mori detyrën e kreut të grupit parlamentar  duke u përballur në Kuvend me Sali Berishën. Këtë detyrë e mbajti edhe 4 vitet e PS-së në pushtet.

Pas fitores së mandatit të dytë, mesa duket Rama kërkon t’a shpërblejë besnikun e tij të vjetër dhe ta ngjisë “një shkallë” më lart tij në Kuvend, duke i dhënë mundësinë që të mbajë detyrën më të lartë parlamentare, atë të kryeut të Kuvendit./tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ministri i Bashës konfirmon: Nuk ka asnjë rrënjë kanabis

Ministri i Bashës konfirmon: Nuk ka asnjë rrënjë kanabis

Tjetër javë me temperatura përvëluese, nga 8-9 gushti vapë pak më “normale”

Rikthehet i nxehti afrikan në Ballkan

Mjaltë me arra, ilaçi mijëravjeçar dhe sëmundjet që trajton

Mjaltë me arra, ilaçi mijëravjeçar dhe sëmundjet që trajton

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni