Gramoz Ruçi ka hapur për herë të parë në publik, zyrën e tij në kryesinë e Kuvendit, e cila për 45 vjet ka qenë zyra e Enver Hoxhës.
Në pritjen e fundvitit me gazetarët, kryetari i Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, demonstroi vendin ku për katër vitet e shkuara qëndroi Ilir Meta.
Ky demonstrim duket se ishte një lëvizje më vete; pasi i ishte ndryshuar thuajse gjithçka, që nga ngjyra e mobilimit që ka qenë gold apo floriri, në ngjyrë jeshile të mbyllur dhe me biblotekë ngjyrë kafe, që e kombinuar me tavolinën dukej si “e kthyer në identitet”.
Ky element; pra hapja e zyrës për publikun, si dhe ndryshimi i mobilimit u kujdes të përcillet me kujdes nga stafi i marrëdhënieve me publikun.
Ndërkaq, Ruçi në fjalën e tij, nuk ka mundur dot të mos ndalet tek séance e fundit e Kuvendit ku u zhvillua një luftë e vërtetë me të gjitha mjetet.
“Duke iu drejtuar drejtorit të emisionit Fiks Fare, Ruçi ka kërkuar falje për shfaqet e dhunës dhe fjalorit të rëndë.
duke më ngacmuar Filipi, se i kemi krijuar lëndë të parë për emisionin e tij në seancën e fundit, ka edhe të tilla gjëra që ne parlamentarëve nuk na nderojnë. Sigurisht, nuk kishte bërë vaki që të ndodhnin disa precedentë që s’kanë ndodhur në 27 vjet dhe sigurisht që unë si drejtues i këtij Kuvendi nuk e ndjej veten komod, e para se ta bëj urimin do e filloja me një autokritikë në kuptimin e ndjesës ndaj publikut dhe zgjedhësve tanë, që na kanë zgjedhur”, tha Ruçi.
/tesheshi.com/