Si kurrë më parë, janë ngritur pikëpyetje për Hashim Thaçin në bazën e tij të madhe – në Skenderaj, atje ku që nga paslufta ka marrë përkrahjen më të madhe nga qytetarët.
Në një sërë grafitesh të shkruara mesantën e së mërkurës në qytetin e Skenderajt, kryetari i PDK-së, është pyetur për vend-ndodhjen e kryetarit Sami Lushtaku.
“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”, ka qenë mbishkrimi i një prej grafiteve.
“Hashim tradhtar”, ka qenë mbishkrimi i grafitit të shkruar në fshatin Polac.
Ndryshe, kryetari i PDK-së do të mbaj sot takim me strukturat e kësaj partie në Skenderaj në orën 17:00. /tesheshi.com/