Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris, ku pesë vetë të maskuar kanë arritur të marrin miliona euro në një hotel supeluksoz.
Grabitja ka ndodhur në hotelin Ritz në sheshin Verdomë, ku sipas llogaritjeve të para janë vjedhur 3.5 milionë euro.
Siç mësohet, personat e armatosur me kallashnikovë dhe me shotgun kanë arritur të marrin kasafortat e klientëve të pasur që i lënë xhevahiret e shtrenjtë në hotel.
Tre nga anëtarët e bandës janë ndaluar dhe sipas të dhënave ka pasur një skemë të qartë bashkëpunimi me punonjës të hotelit luksoz. /tesheshi.com/