Ish-kreu i policisë së kryeqytetit, sot deputet, Pjerin Ndreu, hedh dyshime profesionale mbi grabitjen e më të fundit të ndodhur këtë të enjte në aksin Qafë e Kasharit-Rinas, ku 2 milion euro u rrëmbyen si në një lojë fëmijësh në mes të dytës, nga një automjet i blinduar me 5 policë privatë brenda që ranë me hundë në tokë ga kërcënimet e grabitësve. Për Ndreun, në këto lloj grabitjesh mundet të ketë duar që bashkëpunuese mes palëve.
“Duhet investiguar dhe duhet gjetur burimi i rrjedhjes se informacionit, mbi vjedhjen e sasise se vlerave monetare qe po transportoheshin per ne Rinas. Banka apo shoqeria pergjegjese per transportin, mund te kene dike qe bashkepunon me grupin e grabitesve. Nuk ka sipermarrje kriminale te ketij lloji, ne ate vend me dendesi levizjeje te madhe, e me shkalle te larte rreziku, pa ‘sukses’ te garantuar, per vjedhjen sasise se parave qe ndodheshin ne makine”, shkruan Pjerin Ndreu në një status në FB.
Dhe në fakt, ajo që thotë ish-kryepolici i Tiranës me origjinë nga Puka, dominon si dyshim në opinion, deri atje sa të mendohet se mos pas atyre maskave është vetë shteti. A nuk e tha këtë dhe një prej policëve – privat gjithnjë – në kushte pezmatimi pasi iu ikën nga duart 2 milion euro? /tesheshi.com/