Hasan Kanaçi, 48-vjeç, është i arrestuari i radhës nga hetimet për grabitjen e bujshme të Rinasit pak muaj më parë. Ai është personi që akuzohet si ndihmëtar i bandës së grabitësve nga brenda Rinasit, duke qenë i punësuar aty.
Por veç kësaj, sipas policisë, atij i janë gjetur e sekuestruar sasi e madhe valute, e cila dyshohet të jetë nga sasia e grabitur prej disa milionësh.
Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, të cilët janë: Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.
Koka e tyre, Admir Murataj, mbeti i vrarë pak pas brabitjes në një përpjekje me policinë, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë Klement Çala, tjetër pjesë e trurit të bandës. /tesheshi.com/