Policia ka shpërndarë foton e grabitësit të taksistit, ish-pjesëtarit të FNSH-së, Eduart Budini, i prangosur mes dy kolegësh.
Dy ditë më parë, ai u identifikua si njeriu që nën tytën e pistoletës i merrte xhiron ditore një taksisti.
Ishin komentues ata që i përcollën policisë identitetin e tij, pasi përpjekjes së dështuar të kësaj të fundit për ta gjetur për 5 muaj me radhë.
Sakaq, i ati i policit grabitës (por pa maskë), tha se ndihej i tronditës për atë që kish bërë i biri, duke thënë se ka qenë në kushte të vështira ekonomike. /tesheshi.com/