Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është zgjedhur kryetar i Listës Serbe.
Në mbledhjen e mbajtur, kjo parti e minoritetit serb ndryshoi edhe disa amendamente të statutit si dhe caktoi kryesinë prej 9 anëtarëve.
Kryetari i zgjedhur, Rakiq tha se në fazën e ardhshme të zhvillimeve do të angazhohet që Lista Serbe të angazhohet edhe më shumë për të drejtat e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.
Po ashtu, është marrë vendim që Lista Serbe tash e tutje, të gjitha vendimet t’i marrë me konsensus në kryesinë e partisë dhe në konsultime me Beogradin zyrtar. Qëllimi politik i këtij subjekti u tha në mbledhje është që të ruhen interesat serbe në Kosovë.
Para Rakiqit, Listën Serbe e ka drejtuar Sllavko Simiq./tesheshi.com/