Sipas një ankese të paraqitur nga organizata jofitimprurëse Electric Frontier Foundation (EFF), Google ka mbledhur informacione private në lidhje me nxënësit e shkollave duke përdorur pajisje si Chromebooks dhe shërbimeve si Google Apps për arsimin.
EFF thotë se i zbuloi këto praktika të motorin gjigant të kërkimit kur po punonte me fushatën “Të spiunosh studentët”.
“Pavarësisht premtimeve për të mos vepruar kështu, Google ka regjistruar të dhënat e studentëve gjatë lundrimit në internet, bashkë më informacione të tjera, e më pas i ka përdorur këto të dhëna për qëllimet e veta,” deklaroi avokati i EFF Nate Cardozo.
Megjithatë, Google ka thënë në një deklaratë se mjetet e tyre nuk bien ndesh me ligjin e as me premtime e tyre.” /tesheshi.com/