Google po punëson shkrimtarë komikë për t’i dhënë një dozë humori shërbimit të tij të Inteligjencës artificiale, Google Assistant. Shpreson ta mund Sirin e Apple, Cortana-n e Microsoftit dhe Alexa-n e Amazon-it.
Google premton t’i japë pak humor shërbimit të ndihmës virtuale, çka përbën një kthesë të rëndësishme, sidomos për ta që e kanë qejt të folurën e shumtë.
Është diçka mjaft zbavitëse të mund të kesh një bisedë të këndshme dhe komike me telefonin tënd të zgjuar. /tesheshi.com/