Një trajler është futur çmendurisht në baypassin e Qafës së Murrizit të Rrugës së Arbërit, duke sjellë si pasojë bllokimin e qarkullimit. Kjo pasi është një aks i përkohshëm dhe kësisoj i pamundur për automjete të mëdhë. Ngushtia e saj dhe kthesat e shumta, janë siklet më vete edhe për automjete të vogla. Është tipikisht rrugë dhish nëpër mal, të cilën e shfrytësojnë njerëzit mbi katër rrota.
Fjala është për një shofer turk, i cili pafajshmërisht ka thënë se është orientuar nga Google Maps për të vijuar atë rrugë, pa e ditur fare se ç’e pret para. /tesheshi.com/