Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gomorra e Roberto Savianos nuk gjendet larg: ndodhet në landfilldin e Sharrës

by te Sheshi
25/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Gomorra e Roberto Savianos nuk gjendet larg: ndodhet në landfilldin e Sharrës

Nga Ylli Pata

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka folur më në fund për ngjarjen shokuese të vdekjes së një 17-vjeçari në grumbullin e stërmadh të plehrave të Tiranës në Sharrë. Në një deklaratë për shtyp, bashkia thekson se kontraktori mban përgjegjësi dhe janë organet kompetente që hetojnë. Një qëndrim institucionalisht korrekt i bashkisë Tiranë, po aq sa edhe nga ana ligjore.

Por në mes qëndron morali, ajo që Roberto Saviano e ka shkruar në mënyrë lapidare dhe për këtë është skalitur si shkrimtar i madh në “Gomorra”-n e Casal dell Principe, një qytezë e rajonit të Campania-s në Itali, ku sundoi për vite klani më i fuqishëm mafioz që kishte në dorë biznesin e kontratave shtetërore, në krye të herës, atë të mbetjeve urbane.

Ndodh shpesh, madje edhe në Nju Jork, Nju Xhersi, Florida ku kioskat e gangsterëve të bixhozit dhe prostitutat fitojnë kontrata miliardere të përpunimit të plehrave.

Është normale, pasi kapitalizmi është barazi për të gjithë, edhe për gangsterët, nëse ata respektojnë ligjin. Por, nuk ndodh në asnjë vend që mafiozët të komandojnë administratat në prodhimin e miliardave dhe që të fusin nën sqetull dy armiqtë më të fortë politikë, duke i bërë që ata të firmosin kontrata e bëjnë biznes.

Për këtë shkruan Saviano: bosët e klanit casalez u jepnin rroga, u blenin shtëpi, makina, para për fushatë edhe të majtëve edhe të djathtëve. Dhe ata siguronin kontrata të përjetshme të përpunimit të plehrave, duke shkaktuar helmimin e tokës dhe kancerin për njerëzit.

Në Tiranë, përkatësisht Dionis Teqja, titullari i kompanisë 3R, i cili është pinjoll i të madhit Rifat Teqja, muzikantit të talentuar shqiptar, është sot një nga mafiozët më të tmerrshëm të Shqipërisë.

Ai është njeriu që ka në xhep dy aspirantë  për kryeministra: Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn.

Po pse?! Çfarë ndodh?!

Teqja, i cili kishte partneritet me kunatin e Lulzim Bashës në biznesin e riciklimit të mbetjeve urbane por edhe tek hipermerkati Megatek, kontrolloi administratën e bashkisë së Tiranës dhe detyroi policët që të masakrojnë romët që zbrazin kazanët e plehrave për të mbledhur kanaçet e aluminit.

Në kohën e Bashës, këtë e bënin me dru. Ish-shefi i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, ishte një personazh i ngjashëm me atë të Russell Crow tek LA Confidential.

Por me ardhjen e “specialistëve” siç i quante i ndjeri Pjetër Arbnori socialistët, 3R “bleu” një pajisje që ndante plehrat jo në vend, por në Sharrë. Ky është një mashtrim pasi nuk ka asnjë robot të ndajë plehrat me teknologji, por këtë e bënin skllevërit minorenë që nuk ishin romë por  “të bardhë” të mitur dhe të paushqyer.

Ardit Gjoklaj vdiq pikërisht nga asfiksia prej pisllëkut duke ndarë plehrat në landfilld se nëse i ndanin “të zinjtë” në kazana Teqja humbte milionat.

Dhe kështu një Gërdec modern u ngrit si pa zhurmë. Dhe Dionisi që ishte një përkrahës i flaktë i Partisë Demokratike, ku ka hedhur miliona me Dashnor Sulën doli jo vetëm përkrahës i partisë Socialiste, por ai ka zgjedhur nipin e tij, një të pashkollë, titullarin e firmës 3R si kryetar të PS-së së Peqinit.

Teqja ishte edhe shkaktari i spostimit të Alfred Pezës nga zona që ai fitoi më 23 qershor 2013, duhet thënë me mbështetjen reale të popullsisë peqinase që pati shumë shpresa tek gazetari me origjinë nga ajo zonë.

Kjo është mafia: që zgjedh, heq por edhe kap kupolën e pushtetit. Dhe ç’bën: rekruton skllevër për të ndarë plehrat. Duket si gjë e vogël, por fitohen miliarda nga skllevërit.

Ashtu u ngrit edhe Egjipti i faraonëve dhe piramidat, madje edhe Kopshti i Babilonisë që i solli dënimin e Zotit për Lindjen e Mesme… /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Në Bastoy të burgosurit trajtohen “si njerëz”, ja efektet…

Në Bastoy të burgosurit trajtohen “si njerëz”, ja efektet...

Claudio Bravo lë Barcelonën për Man. Sitin, Joe Hart në udhëkryq

Claudio Bravo lë Barcelonën për Man. Sitin, Joe Hart në udhëkryq

Të sëmurë nga jeta sedentare: largojuni kësaj belaje!

Të sëmurë nga jeta sedentare: largojuni kësaj belaje!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni