Pa pothuajse asnjë koment por vetëm me diçiturën “Insta of the Day”, kryeministri Rama ka postuar një foto të tij me presidentin Thaçi duke gjerbur një kafe. Nuk është sqaruas as vendndodhja, në Tiranë apo në Prishtinë, më saktë në Shqipëri apo në Kosovë.
Kohët e fundit, të dy politikanët e lartë janë vënë në shënjestër nga oponentë brenda politikës së dy anëve, si mbrojtës së idesë për korrigjim kufijsh.
Ndryshe nga Thaçi që e artikulon qartë këtë tezë, Rama kurrë nuk e ka pohuar se është pro saj. Por shefi i qeverisë së Tiranë nuk ka ngurruar që të cilësojë si gomar çdokënd që e etiketon Thaçin si tradhëtar. /tesheshi.com/