Krerët e Barcelonas, kreut të La Liga-s spanjolle lejuan Lionel Mesin që të mungojë në ndeshjen e sotme me Malaga-n pasi është bërë me djalin e tretë.
“Planet e skuadrës ndërruan në minutat e fundit, pasi Lionel Messi ka arsye personale dhe zëvendësohet nga Yerry Mina”, thuhet në faqen e Barcelonës.
Messi ka postuar në Instagram: “Mirëseerdhe Ciro! Faleminderit Zotit gjithçka shkoi mirë. Mamaja e tij dhe djali janë për mrekulli”.
Është hera e parë që Messi nuk përfshihet në formacion. Barça kryeson Liga-n spanjolle me 69 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid. /tesheshi.com.