Forcat e sigurisë kapën 499.2 kilogramë heroinë gjatë kontrollit të një kamioni në kufirin mes Iranit dhe Republikës Autonome të Nakhçivanit, i cili i përket Azerbajxhanit, raporton AA.
Në deklaratën e Bordit Doganor të Azerbajxhanit, thuhet se kontrolli i kamionit që po shkonte nga Irani për në Holandë është kryer në pikën kufitare Xhulfa.
Kamioni po kalonte përmes Azerbajxhanit.
Pasi aparati me rreze X tregoi pamje të dyshimta, u raportua se në kamion u gjetën 499.2 kilogramë heroinë gjatë kontrollit me ndihmën e një qeni gërmues. /tesheshi.com/