Për të shënuar gjysmë shekulli që nga lansimi i modelit të tij më të shitur, Volkswagen hapi një ekspozitë të re kushtuar Golfit në fabrikën dhe selinë e tij në qytetin gjerman të Wolfsburgut.
Automuseum Volkswagen i kushtoi një ekspozitë hatchback-ut ikonë me fokus në gjeneratën e parë, e cila u prodhua nga viti 1974 deri në 1983.
Pasardhësi i Beetle për herë të parë doli nga linja e montimit në Wolfsburg më 29 mars 1974. Krahasuar me Beetle, modeli i ri mund të dukej si diçka nga një planet tjetër.
Dizajni i Giorgio Giugiaro ishte një sukses i menjëhershëm dhe sipas prodhuesit, “njësia” e miliontë e Golfit doli nga linja e montimit të fabrikës deri në tetor 1976. VW deklaron se gjithsej 6.9 milionë makina të tilla u prodhuan në gjeneratën e parë.
Pesëdhjetë vjet pas lançimit të tij, Golf në gjeneratën e tij të tetë mbetet “pula e artë” e VW, edhe pse kompania përgatitet të heqë dorë nga motorët me djegie të brendshme.
Muzeu i Makinave Volkswagen, i vendosur pranë fabrikës së prodhuesit në lindje të qytetit, ka gjithashtu një ekspozitë të përhershme me më shumë se 130 modele – gjithçka që fabrika ka prodhuar deri më sot.
Ekspozita kushtuar “njësisë” së Golfit mund të shihet deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/