Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë që të skatodjë koha e deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Por deri tash në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kanë deklaruar pasurinë e tyre vetëm 2400 zyrtarë të lartë publik.
Sipas kryeshefit të AKK-së, Hasan Preteni, numri i deklarimeve të pasurisë nga ana e zyrtarëve deri tani është shumë i vogël.
Ai, për lajmi.net, tha se sipas përvojës me vitet e kaluara, zyrtarët zakonisht preferojnë që në ditët e fundit të mbushin formularët për deklarimin e pasurisë.
“Numri është shumë i vogël. Vetëm 2400 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë kohë për deklarimin e pasurisë. Ne u kemi bërë thirrje të vazhdueshme zyrtarëve të lart për ta bërë një gjë të till, por nuk ka pasur interesim. Ata janë mësuar ta lënë këtë për ditën e fundit”, ka thënë Preteni.
Sipas kryeshefit të AKK-së, janë gjithsej 4 mijë e 200 zyrtarë që duhet të deklarojnë pasurinë e tyre.