Një 86-vjeçare në Londër, ka marrë surprizën më të bukur të ditëlindjes nga nipi i saj David. Djaloshi David Goodings ka menduar që dhurata e tij për 86-vjetorin e gjyshes të jetë e veçantë dhe e paharruar për të.
Ai e mori gjyshen në makinën e tij, ndezi radion, në të cilën për momentin po transmetohej muzikë dhe papritur filloj një djalë të fliste. Fillimisht e moshuara nuk e kuptoi, por kur dëgjoi emrin e saj u shtang, të gjithë familjarët po dërgonin urimet në radio.
“E ndaluam muzikën për t’ju përcjellë disa lajme, ju lutem na dëgjoni me vëmendje. Iris Howard po feston ditëlindjen e saj. 86-vjeçarja është përshkruar si një person i mrekullueshëm dhe shumë e dashur nga miqtë dhe familja e saj”, – thotë prezantuesi.
Miqtë dhe familjarët po e uronin të moshuarën për 86-vjetorin, duke i shkaktuar asaj lotë dhe emocione të forta. Kjo është një nga surprizat që do mbahet mend gjatë, jo vetëm nga 86-vjeçarja dhe familjarët e saj, por edhe nga ata që e kanë parë videon. /tesheshi.com/