Për herë të parë pas 8 vitesh, përpara familjes, me një emocion të papërshkrueshëm. Pasi vuante nga sëmundja Stargardt, e cila i ka hequr shikimin, gjyshja Bonny, ka arritur të shikojë familjen e saj të plotë falë një Virtual App, i cili kushton vetëm 10 euro dhe është i përshtatshëm për pajisjet Android.
“Është fantastik. Jam shumë e emocionuar”,- ka thënë Bonny përpara nipërve dhe mbesave, të cilët nuk kishte mundur kurrë t’i shikonte më parë.
Më pas u përqafua me bashkëshortin dhe gjithë pjesën tjetër të familjes. Videoja është publikuar në YouTube dhe është përhapur në rrjet. /tesheshi.com/