Një pjesë e shqiptarëve që trashëgojnë prona, duhet të enden dyerve të gjykatave dhe të presin vendimet e komisioneve përkatëse për t´iu kthyer apo kompensuar kjo pasuri. Por duket se për kategorinë e njerëzve të drejtësisë pasuritë e paluajtshme nuk janë problem.
Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani dhe bashkëshorti i saj, Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, u falin fëmijëve një pjesë e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2014, Arjana dhe Ardian Fullani, u kanë bërë dhuratë fëmijëve Erikut dhe Fionës, një apartament në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, një garazh në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, një shtëpi banimi dhe truall në Qerret të Kavajës, shkruan shqiptarja.com
Një vit më vonë, Arjana dhe Ardian Fullani thonë se nuk ua kanë falur shtëpitë fëmijëve, por i kanë shkëmbyer me tokën në Farkë. Po gjatë këtij viti, pra gjatë 2015, familja Fullani ka shitur tokën në Farkë me vlerë 285 mijë euro. Këstin e parë të shitjes së tokës e kanë marrë në vitin 2016, me vlerë 38 503 euro.
Duke iu referuar dokumenteve, Fullani e ka blerë tokën në Farkë në vitin 2008, me sipërfaqe 3.800 m2, me vlerë 220 mijë euro. Ndërkaq, në deklaratën e fundit të pasurisë, pra të vitit 2016, zonja Fullani deklaron një shtesë 42 mijë euro në llogarinë bankare. Ajo deklaron të ardhura edhe nga dhënia me qira e dy shtëpive.
Në deklaratat e pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2016, çifti Fullani deklaron shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, pranë Ambasadës Amerikane, tokë arë me sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, apartament banimi te Mali Robit 50 mijë euro, rreth 140 mijë USD dhënë hua motrës në Kanada, 60 mijë USD kthim huaje, blerje bono thesari me vlerë rreth 140 mijë USD, 70 mijë USD shtesa në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, tërheqje depozite në Intesa San Paolo, 178 mijë USD, tërheqje nga llogaria bankare rreth 140 mijë USD, Shtesë në llogarinë bankare në Bankën Amerikane rrethe 120 mijë USD, Shtesë në llogarinë rrjedhëse në BIA 165 mijë USD etj.
Pasuria e anëtares së Gjykatës së Lartë Arjana Fullanit ndër vite
Pasuria për vitin 2016
Zgjidhur marrëveshja e shërbimit teknik me shoqërinë….
Pasuri e dhënë me qira në 09.12.2016, nuk ka pagesa deri në 31.12.2016.
Kontratë për dhënien me qira të apartamentit, 420 000 lekë.
Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.
Pakësim në llogarinë bankare, 4 128 766 lekë.
Shtim në llogarinë bankare, 6 139 536 lekë.
Gjendje cash 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, 420 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 37 216 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit, 624 750 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit, 6 092 865 lekë dhe 14 092 euro.
Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.
Kredi nga Banka e Shqipërisë për blerje apartament banimi, gjendja e detyrimit 8 065 484 lekë.
Krijuar subjekti tregtar, person fizik ‘Ardian Fullani’, 383 256 lekë.
Vajza Fiona Fullani, të ardhura nga paga, 718 341 lekë.
Pasuri në vite të mëparshme të Arjana dhe Ardian Fullanit
Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).
Pakësim llogarie bankare 19 713 049 lekë (2015).
Bashkëshorti z. Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me paksimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).
Brenda familjes fëmijët kanë shkëmbyer me prindërit prona të paluajtshme, Erik dhe Fiona Fullani kanë dhënë sipërfaqe toke në Farkë për prindërit Ardian dhe Arjana Fullani të cilët ju kanë dhënë në pronën e tyre apartament (2015).
Djali, Erik pronar me 50 % i një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, Fiona, pronare me 50 % e një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit(2014).
Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).
Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit.
Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).
Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).
Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë (2009).
Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).
Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).
Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për pronotim të apartamentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).
Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).
Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).
Pronotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteriale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro
Pakësuar gjendje cash deklaruar në vitin 2007 në shumën 67.900 euro (2008).
Pakësuar gjendja Cash nga deklarimi i mëparshëm, 700.000 lekë
Tërheqje depozite në Intesa San Paolo, 178.682 USD (2008).
Tërheqje nga llogaria bankare në shumën 15.283.743 lekë (2008).
Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).
Shtesë në llogarinë bankare në Bankën Amerikane, 13 072 012 lekë (2007).
Shtesë në depozitën bankare 249 388 lekë, 120 000 lekë dhe 6 314 USD (2007).
Kthim huaje nga peron fizik, 6 700 000 lekë (2007).
Shitje shtëpi banimi në plazh Golem, Kavajë, 67 900 euro (2007).
Shtesë e depozitave në valutë 2.691 USD, 6.149.749 lekë dhe 74.719 lekë (2006).
Kursime me CESH 2.000.000 lekë (2006).
Shtesë në llogarinë rrjedhëse në BIA 165.988 USD (2005).
Shtesë llogarie rrjedhëse në BIA 4.120.281 lekë (2005).
Pakësim nga huaja e dhënë motrës në Kanada, 15.000.000 lekë (2005).
Llogari bankare në bankën Italo-Shqiptare, 7.000.000 lekë (2004).
Llogari në bankën Alpha-Bank, 1.500.000 lekë (2004).
Llogari bankare në Tirana Bank, 7000 USD (2004).
CASH, vlera 1.000.000 lekë (2004).
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).
Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003). /tesheshi.com/