Një gjyqtar i EULEX-it, sot pasdite, mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Azem Syla. Kështu thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill.
“Ai është arrestuar më 29 prill dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ish komandant “Daja”, cilësohet koka e grupit kriminal të përbërë prej 51 personave të cilët dyshohen për përvetësim të pronave private e publike në vlerë prej 30 milion eurosh. /tesheshi.com/