Një gjykatë në Lilë të Francës nuk e ka marrë në konsideratë një apel të një sërë organizatave që pretendonin se shkatërrimi i kampit në Kale ishte një “sulm mbi të drejtat fundamentale” të emigrantëve atje.
Gjykata u shpreh se evakuimi synonte t’i jepte fund trajtimit jonjerëzor të njerëzve në kampin e quajtur ndryshe “xhungël”, duke i dërguar emigrantët, përgjithësisht irakianë, afganë dhe sudanezë, në qendra pritjeje anekënd Francës.
Ministri i brendshëm dhe ai i strehimit e mirëpritën vendimin e gjykatës, duke thënë se ai e shtonte vendosmërinë e tyre për ta çmontuar kampin përpara nisjes së dimrit.
Megjithatë, nuk ka ende një datë për nisjen e prishjes së kampit, ndërsa presidenti Francois Hollande është zotëruar që ta mbyllë atë nga fundi i vitit.
Agjencia e lajmeve AFP njofton se burime të ndryshme i kanë bërë të ditur se operacioni për prishjen e kampit mund të fillojë javën tjetër. /tesheshi.com/