Gjykata egjiptiane e Kasacionit ka hedhur poshtë masën e dënimit me vdekje ndaj presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi këtë të martë. Kjo gjykatë ka kërkuar që të bëhet edhe një herë rigjykimi i këtij vendimi.
Mursi u dënua me vdekje në qershor të vitit 2015. Ai erdhi në pushtet për herë të parë pas zgjedhjeve demokratike në vend në vitin 2011 dhe u rrëzua në vitin 2013 pas një revolte të nisur e të mbështetur nga presidenti pasues, Abdel Fattah al-Sisi. Ndaj Mursit në atë periudhë nisën një sërë protestash që kërkonin rrëzimin e tij.
Ish-Presidenti u arrestua menjëherë dhe mori dënime të gjata me burg. Mbi të rëndojnë dy akuza të rënda për spiunazh. Këtë të martë gjykata e Kasacionit vendosi zhvlerësimin e dënimit me vdekje për të./tesheshi.com/