Gati një vit më pas gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi gjobën që Erion Veliaj i ka vendosur Partisë Demokratike pas mitingut të 8 dhjetorit të vitit të shkuar.
Por ndryshe nga vlera e vendosur nga kryebashkiaku i Tiranës që ishte 168 milionë lekë, selia blu do të duhet të paguaj sipas Tiranës vetëm 120 milionë lekë.
Vendimi sapo është marrë dhe pritet të shpallet në ditët në vijim, kur natyrisht do të reagojë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Gjoba u vendos pas disa shkatërrimeve që u bënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme ku u dogj edhe mungeri muzeal që ndodhej aty.
/tesheshi.com/