Gjykata Themelore e Shkupit ka dhënë aktgjykim dënues në rastin “Celula” për gjashtë shqiptarë të akuzuar si pjesëmarrës në luftërat e ISIS në Siri.
Pesë të akuzuarve të parë i’u është shqiptuar dënim me burg prej 5 vitesh, ndërsa të akuzuarit të gjashtë, i është shqiptuar dënim me burg prej 7 viteve, meqë ky i fundit për dallim prej të pandehurve të tjerë ngarkohet me akuza edhe për rekrutim dhe lider të grupit.
Paraprakisht, në seancën e mëparshme, gjashtë të pandehurit nga gjithsej njëmbëdhjetë të akuzuar, kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar se kanë marrë pjesë në betejat në Siri me qëllim që tu ulet dënimi.
Kjo, sipas tyre, është për të shkurtuar procedurat gjyqësore në mënyrë që familjarët të mos lodhen në procedurat e stërzgjatura. M. Krasniqi – /tesheshi.com/