Gjykata Themelore pritet të japë vendim për përleshjen e deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti Florin Krasniqi, bashkë me shoferin Besart Bujupi, akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.
Incidenti ka ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.
Procedura ndaj Florin Krasniqit është veçuar për shkak të mospranisë së tij të vazhdueshme në seanca gjyqësore pasiqë jeton në Amerikë. /tesheshi.com/