Jacob Anthony Chansley, i cili e quan veten Jake Angeli, i njohur si “njeriu me brirë”, ose sipas disa mediave edhe “djalli me brirë”, u arrestua për pjesëmarrje në invadimin e dhunshëm në ndërtesën e Kongresit në Uashington, raportojnë agjencitë.
Angeli, i cili, pasi hyri me forcë në ndërtesën e Kapitolit të SHBA me pjesën tjetër të mbështetësve të Trump, u end nëpër ndërtesë duke mbajtur një flamur amerikan të bashkangjitur në një shtizë dhe një megafon, u arrestua në Arizona, ku ai jeton, raporton ABC News.
Sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA, Chansley tha se ai erdhi si pjesë e patriotëve të organizuar nga Arizona. /tesheshi.com/