Drejtori i Zyrës së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç u ka vënë afat institucioneve kosovare për lirimin e serbëve q u arrestuan nga policia në komunën e Gjilanit, saktësisht në Ranillug.
“Nëse pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë”, ka thënë Gjuriç.
Ai theksoi se ky mesazh është i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar për këtë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pesë personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/