Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, tha se Kisha Ortodokse Serbe, për këdo që nuk i bindet, nuk mendon si ajo, nuk ndjek nteresat e verbëra të imperializmit rus dhe nacionalizmit serb, është një tradhtar.
“Tradhtar i asaj që është tradhtari i interesave të tyre? Po, jt jam unë”, tha Gjukanoviç.
Reagimi i presidentit malazez, erdhi pas deklaratës së Mitropolitit Amfilohije, i cili e sulmoi duke thënë se “presidenti i Malit të Zi, u bë një ‘lodër’ në duart e perandorisë perëndimore, Europës, SHBA NATO-s, kundër interesave ruse”.
Gjukanoviç tha se në një kontekst të ngjashëm mund të interpretohet dhe deklarata e Patriarkut serb Irinej, se Mali i Zi “është historikisht tokë serb – Sparta serbe”.
Presidenti malazez beson se deklarata të tilla shërbejnë për ta bërë më të vështirë rrugën e Malit të Zi ndaj emancipimit dhe pranimit të vlerave të Evropës moderne.
“Kjo është e pakuptimtë! Tenton të ndërhyjë te Mali i Zi në rrugën e emancipimit dhe adoptimit të standardeve të cilat do të na pjesë përbërëse të shoqërisë moderne të Bashkimit Evropian”, tha Gjukanoviç. /tesheshi.com/