Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjuha e urrejtjes: komentet e Donald Trump alarmojnë botën demokratike, nga Lindja në Perëndim

by te Sheshi
09/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjuha e urrejtjes: komentet e Donald Trump alarmojnë  botën demokratike, nga Lindja në Perëndim

Thirrjet e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara për ndalim të plotë e përfundimtar të hyrjes së muslimanëve në këtë vend, kanë zgjuar alarm ndërkombëtar. Deklaratat denoncuese kanë mbërritur nga e gjithë bota, raporton Washington Post, duke nisur nga liderët francezë e britanikë deri tek agjencia e refugjatëve e OKB-së.

Qytetarë, politikanë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtare në të njëjtin zë, kritikuan kandidatin republikan që është në krye të garës për Shtëpinë e Bardhë në këtë kamp, për ato që i cilësuan gjuhë të urrejtjes dhe shenjë shqetësuese të islamofobisë në një vend të tronditur si nga sulmet e mëdha terroriste të Parisit ashtu edhe nga vrasjet në San Bernandino të Kalifornisë.

Trupa fetare Dar al-Ifta në Egjipt i hodhi poshtë komentet e Trump si “retorikë që nxit urrejtjen” ndërsa një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se ato mund të dëmtojnë procesin në vazhdim të strehimit të refugjatëve.

Aq e rrallë sa mund të jetë për një kryeministër britanik që të komentojë kandidatët presidencialë në SHBA, Cameron u bashkua me politikanë të tjerë britanikë të të gjitha partive që i dënuan komentet e Trump. Cameron tha përmes zëdhënëses se nuk bie dakord në asnjë pikë me komentet e Trump të cilat i vlerëson si përçarëse, të padobishme dhe thjesht të gabuara.

Në Francë ku socialistët qevrisës janë në betejë elektorale me Frontin Nacional, partinë anti-emigracion që po fiton terren, kryeministri Manuel Valls shkroi në rrjetet sociale se “Trump, sikundër të tjerë, përdor urrejtjen për të nxitur polemika: i vetmi armik i yni është radikalizmi”.

Retorika e Trump ka lënë shumë muslimanë të ndjehen të habitur, të trembur madhe edhe të zemëruar. Në Liban, sirianët e bllokuar në kampet e refugjatëve të mbipopulluara dhe pa kushtet minimale, shprehin shqetësim se kjo retorikë urrejtjeje mund të komplikojë shpresën e tyre për të kërkuar azil në SHBA.

Në Gjenevë, Melissa Fleming, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se Trump po flet për një “popullsi të tërë”, por komentet e tij mund të jenë veçanërish në dëm të refugjatëve.

Joel Millman, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, tha se “paragjykimi dhe dikriminimi bazuar tek feja është totalisht kundër çdo konvente që ne njohim në shërbim të emergjencave humanitare dhe strehimit të njerëzve, viktima të luftës”.

Dar al-Ifta, trupa zyrtare fetare e Egjiptit me anë të një deklarate tha se retorika e Trump “do të shtojë tensionin” në Shtetet e Bashkuara që është shtëpi për miliona muslimanë, të cilët janë paqësorë dhe qytetarë besnikë amerikanë.

Thirrjet e Trump kanë tërhequr reagime nga gazetarë e editorialistë në Europë e në Izrael, ku ai pritet të shkojë për vizitë muajin e ardhshëm. Kolumnisti izraelit, Chemi Shalev tha se pamja e turmave që brohorasin Trump evokon ditët e  hershme të Gjermanisë naziste.

Komentet e Trump janë raportuar gjerësisht në median europiane, e shumë media kanë ngritur pyetjen nëse këtë herë, ai ka shkuar shumë larg.  E përditshmja gjermane, Süddeutsche Zeitung botoi një editorial me titullin “Si Donald Trump po tradhton Amerikën”.

Daily Telegraph e Londrës e cilësoi deklaratën “një bombë”, madje krahasuar edhe me standardet e Trump. The Guardian shkroi se ai “shkoi edhe më tej rrymës sesa në çdo situatë të mëparshme”.

Një grua nga Arabia Saudite në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Po përballemi me luftën e Tretë Botërore këto ditë. Liderët e rinj të intolerancës janë njerëz si Trump dhe e djathta ekstreme në Francë”.

Ndërkaq, në vetë territorin amerikan, reagimet kundër Trump kanë qenë të forta nga të dyja palët republikanë dhe demorkatë. Republikanët janë gjendur ngushtë përballë një kandidati që u ka dalë jashtë parashikimeve dhe që po u dëmton garën.

Ndërsa në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i presidentit Obama, tha se komentet e Trump e diskualifikojnë atë për presidencën, duke shënuar komentet e para të kësaj natyre për garën e 2016-ës.

Në Capitol Hill, lideri i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell (R-Ky.) tha se idetë e Trump bien në kundërshtim me vlerat e partisë dhe me ato të Shteteve të Bashkuara.

Përgatiti Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Kundër mpiksjes së gjakut, një lëng i ‘magjishëm’

Kundër mpiksjes së gjakut, një lëng i ‘magjishëm’

Policia arreston 5 protestues të PD-së: procedim penal ndaj Bozdos dhe Ndregjonit

Policia arreston 5 protestues të PD-së: procedim penal ndaj Bozdos dhe Ndregjonit

Dekorimet brenda familjes politike: nga Enver Hoxha te Sali Berisha

Dekorimet brenda familjes politike: nga Enver Hoxha te Sali Berisha

TË FUNDIT

  • Të fundit
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni