Presidenti Meta i është “ankuar Zotit” në lidhje me kryeministrin Rama, duke zgjedhur të postojë një status me gjuhë të shpengueshme e aspak zyrtare, në përplasje me kreun e qeverisë.
“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap ‘Urdhrin e Skënderbeut’, ky kërkon vetëm ‘Urdhrin e Tao-Spiropalit’!”, shkruan njeriu që është në krye të shtetit si president.
Ky reagim erdhi pasi Rama, nga Praga, bëri një postim pas kthimit në Kuvend nga ana e Metës të disa ligjevetë cilat nuk pranoi t’i dekretonte.
“Koha rekord me të cilën Ilir Meta shqyrtoi, analizoi dhe vendosi për t’i kthyer ligjet në Kuvend flet për qëllimin e vërtetë të Ilir Metës. Katrahurën me dekrete e zhdekrete e bën për të plotësuar dështimin e miqve të tij të luftës dhe që ngushëllimin e gjejnë tek Presidenca”, shkroi Rama. /tesheshi.com/