Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, ka reaguar me anë të një deklarate pas një incidenti oral të ndodhur në studion e emisionit të njohur ‘Opinion’, ku dy komentatorët politikë, Çim Peka e Andrea Stefani, këmbyen fjala të ashpra deri dhe fyese për njëri-tjetrin. Unioni shprehet vëren se kjo gjuhë po shpeshtohet në debatet televiziv dhe kjo është shqetësuese. Ky Union, u bën apel gazetaëve, opinionistëve dhe analistëve, që pavarsisht pozicionimeve të kundërta, ta respektojnë njëri-tjetrin e të shërbejnë si model shoqëror pozitiv.