Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjuha e Ramës e bërë lajm: ai i referohet Nolit si model, po opozita kujt?

Një krahasim në gjykim me bullizimin e Edi Palokës dhe Saimir Tahirit

by te Sheshi
10/11/2022
in Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjuha e Ramës e bërë lajm: ai i referohet Nolit si model, po opozita kujt?

Kishte vërtet nervozizëm tirada e Ramës ndaj opozitës të mërkurën në parlament, kur nisi prezantimi i projektbuxhetit 2023. Kryefjalë e saj qe etiketimi “bedel” (përfaqësues, zëvëndësues i dikujt), gjithsesi jo ndonjë fjalë e rëndë me theks pezhorativ. Mund të tungëllojë fyese vetëm varësisht kontekstit për çfarë dhe si përdoret kur artikulohet. Rama e pati kryefjalë të shfrimit të tij ndaj personazheve të opozitës, në mungesë të Berishës. Nëse do buzëqeshte ndërsa i shigjetonte, nuk do përbënte lajm gjuha e tij. Por ai nuk buzëqeshi, ndaj ngjau si hakërrim. Dhe për këtë u veçua si lajm. Më pas ndodhi që gazetarë që kurrë s’kanë guxuar ta pyesin Berishën për gjuhën e tij të rëndë ndaj kundërshtarëve, madje as t’a përmendin si njollë në karakterin e tij politik, ia morrën Ramës me të madhe, një selektivitet i njohur ky, ku kokëulur ndaj Berishës, bëjnë kurajozin me Ramën.

Këtyre u duhet kujtuar se bash për llojin e gjuhës së tij, Rama u shfaq si fenomen kulturor në ‘90-ën, ku prodhonte parreshtur batuta plot art e cinizëm bashkë kundër regjimit. Dhe, edhe pse nuk ishin kanalet sotme të komunikimit, me kryesore rrjetet sociale, ajo çfarë Rama prodhonte me verbin e tij unikal, shkonte fuqishëm e zinte vend në popull. Bash kjo i dha aq shumë pushtet publik asokohe e më vonë, derisa me atë lloj profili, si piktor i fjalës, asaj që godet në asht, duke zotëruar njëherësh një ligjërim të konkurrueshëm edhe me tis politik, iu fut politikës.

Për këtë, ai ka një referencë: Nolin. Pretendon se gjuha e tij është e llojit nolist, diçka që vërtet Noli e ka patur, figuracionin e pasur letrar dhe ironinë e thellë.

Çështja është: Berisha kë ka referencë? Ose ose PD, gjuha kolektive e së cilës është ajo e Berishës. Pra, për gjuhën e saj të neveritshme akuzatore, kurrë me ndonjë art letrar sa për ta zbutur, madje krejt banale, PD kë merr si model?

Le ta pranojmë: gjuha e Ramës, gjithsesi ka teprimet e veta, edhe prej tensionit politik apo lodhjes së nervave, por çështja është se ankimtarja ndaj saj, PD, është ndotësja historike e ligjërimit politik në 30 vjet. Madje ndër degradimet e saj është pikërisht gjuha. Prej saj, PD e ka humbur të drejtën të ankohet apo të bëjë viktimën. Prej saj dhe ka humbur elektorat qytetar, por s’do ta kuptojë e s’do ta pranojë.

Ngjan kjo me rastin e reagimit të Palokës ndaj Ramës, duke ia bojatisur fytyrën pas një bullizimi që i bëri kryeministri në publik, thuthuqllëkut të tij por jo për faj të tij. Dhe për këtë e kishte hak atë që i bëri Paloka. Është vërtet e rëndë të bullizosh kundërshtarin në tipare fizike, pas së cilave është vetë Zoti si Krijues. Por për hir të drejtësisë në gjykim, i takon dhe Saje Qorrit(Saimir Tahirit) që të bëjë të njëjtën gjë si Paloka me Berishën & Co. /tesheshi.com/  

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Themeluesi i Red Bull: 866 milionë euro divident pak para vdekjes

Themeluesi i Red Bull: 866 milionë euro divident pak para vdekjes

Një gafë e pafalshme gjuhësore e Ramës

Një gafë e pafalshme gjuhësore e Ramës

Le Temps: Ushtarët rusë sulmojnë krerët e tyre

Le Temps: Ushtarët rusë sulmojnë krerët e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni