“Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, ky është statusi i ish-presidentit Nishani, përcjellë si emocion negativ pas përfundimit të miqësores shqiptare.
Siç mund të vihet re, ka një tejkalim etik në etiketimin e një trajneri si “sharlatan”, referuar në këtë rast Panuçit, i cili gjithsesi e pranoi dështimin e tij pas ndeshjes dhe që së paku nuk ka qëndrime të shëmtuara në paraqitjen publike, pavarësisht rezultateve aspak premtuese në fushë. E rëndë kur vjen nga një ish-president, gjuha e të cilit duhet të bëjë diferencën si figurë e një stature të lartë publike. /tesheshi.com/