Dy pilotë, 13 anëtarë të ekuipazhit, një menu ushqimesh të shëndetshme dhe video me qindra orë filmash do të shoqërojnë udhëtarët në një fluturim prej 16,700 kilometrash.
Singapore Airlines do të përdorë Airbus A350-900ULR për fluturimin, konfiguruar për të marrë 161 pasagjerë – 94 në klasin ekonomik dhe 67 në biznes-klas.
Pilotët do të shkëmbehen në mënyrë që secili të ketë së paku tetë orë pushim gjatë fluturimit.
Hulumtimet kanë treguar se hidratimi dhe shmangia e ushqimeve që fryjnë dhe shkaktojnë gazra, janë të rëndësishme në udhëtimet e gjata, si dhe shmangia e alkoolit.
Shqetësimi më i madh është tromboza e thellë venoze, rezultat i një ndenjie të gjatë dhe ekuipazhi gjithashtu do t’i kushtojë vëmendje kësaj.
Fluturimi normalisht duhet të marrë 18 orë dhe 45 minuta në kushte normale moti, por pilotët gjithashtu do të kenë disa rezerva pasi aeroplani mund të jetë në ajër për 20 orë.
Fluturimet nga Singapori në Nju Jork do të tejkalojnë fluturimin më i gjatë të momentit, atë nga Auckland në Doha që kryhet nga Qatar Airways, i cili zgjat 17 orë dhe 40 minuta. /tesheshi.com/