Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjirokastra i rikthehet “kalldrëmit”, u degjenerua në 20 vite

by te Sheshi
13/11/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjirokastra i rikthehet “kalldrëmit”, u degjenerua në 20 vite
13
SHARES

Nga Blerim Kore

Mjeshtrat gurgdhendës në qytetin e Gjirokastrës po ripërtërijnë traditën e shtrimit me kalldrëm të rrugëve të brendshme të qytetit. Pas viteve ’90-të si shkak edhe i largimit të gurgdhendësve në emigracion, ky zanat u zbeh. Së fundi në qytet është rikthyer tingulli i çekanëve të skalistëve të gurit që punojnë për shtrimin me “qylyma guri” të rrugëve në pjesën muzeale të qytetit.

Mes skalitësve te gurit në rrugët e kalldrëmta

 Tingulli i çekanëve dhe daltave që skalisin gurët për kalldrëmet e gurta është rikthyer ditët e fundit në një prej rrugeve karakteristike që lidh zonën muzeale me lagjen “18 shtatori”. Rruga “Lufta e Mashkullorës” ka nisur të zhurmojë nga gurgdhendësit dhe mjeshtrat e skalitjes së gurit, të cilët po punojnë për restaurimin e kalldrëmit të gurtë. Kjo rrugë karakteristike u dëmtua gjatë punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit, ndërkohë që firma zbatuese e punimeve ka marrë përsipër rikonstruksionin e pjesës së dëmtuar.kalldremi 2

“Pjesë e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Gjirokastrës, është edhe rehabilitimi i segmenteve rrugore të dëmtuara gjatë punimeve duke përfshirë edhe rrugët e kalldrëmta në qytet”, shprehet projekt menaxheri, Admir Martini. Por punimet rehabilituese nuk kanë përfshirë vetëm pjesën e dëmtuar gjatë shtrimit të tubacioneve por kanë përfshirë pjesën më të madhe të rrugës së kalldrëmtë duke bërë të mundur restaurimin e plotë të saj. Gurgdhendësi Xhelo Rondo shprehet se gjatë muajve të fundit ka punuar për shtrimin me kalldrëm të disa segmenteve rrugore. “Në Gjirokastër po rikthehet tradita shekullore e shtrimit me kalldrëm të rrugëve të qytetit. Gjatë muajve të fundit unë kam punuar për shtrimin me kalldrëm të pedonales që lidh qytetin me Parkun e Viroit si dhe në disa kalldrëme në lagjet muzeale”, pohon ai.  “Gjithmonë e më shumë ne po kryejmë punime per rikonstruksionin  e rrugëve të kalldrëmta në Gjirokastër duke i dhënë më shumë bukuri  qytetit edhe për turistët”, shprehet gurgdhendësi Beni Baxha.

Rikthehen mjeshtrat gurgdhendës nga emigracioni

E veçantë është se krahas fondeve të akorduara nga  qeveria, për shtrimin me kalldrëm të rrugëve të qytetit po ndihmojnë edhe biznesi lokal si dhe organizatat  jofitimprurëse. Zbatimi i nismave të tilla po krijon mundësinë e punësimit të mjeshtrave gurgdhendës të kthyer nga emigracioni.  kalldremi 1

Mërkur Shameti, për 20 vite ka punuar në Greqi si gurgdhendës. “Pasi u ktheva këtu në Gjirokastër së bashku me familjen fillimisht  e pata të vështirë të punësohesha por me kalimin e kohës u shtuan punimet me gur të skalitur dhe veçanërisht shtrimi i rrugëve me kalldrëm”. Ai e ndërpret bashkëbisedimin për të  latuar me daltë dhe çekan një prej gurëve dhe më pas plot kujdes e vendos në rradhën e kalldrëmtë. “Tashmë, vazhdon bisedën gurgdhendësi, kam punuar në disa raste të tilla si në shtrimin me gur të skalitur të pedonales së Viroit, disa rrugë në lagjet muzeale,etj”.

Tradita përcillet tek të rinjtë

Pjesë e grupit të gurgdhendësve që punojnë për restaurimin e rrugëve të kalldrëmta në Gjirokastër po bëhen edhe të rinjtë. Me kalimin e kohës kjo mjeshtri po përcillet tek të rinjtë duke krijuar mundësi jo vetëm për vazhdimin e traditës por edhe për punësimin e tyre. I riu Tomor Baxha vazhdimisht ka punuar me gurgdhendësit me përvojë duke bërë të mundur mësimin e këtij zanati. Me çekanin në duar ai skalit plot dëshirë gurët e kalldrëmeve në Gjirokastër duke i përngjasuar mjeshtrave të vjetër të qytetit. kalldreme 4

“Filimisht kam punuar disa vite në punime të ndryshme me gur dhe me kalimin e kohës arrita të mësoja zanatin e gurgdhendësit. Së fundi kam punuar për shtrimin e disa kalldrëmeve në qytetin e  Gjirokastrës”, thotë Tomori ndërsa së bashku me mjeshtrat e vjetër skalit gurët e rrugës së kalldrëmtë. “Për mua është një zanaa që e bëj me dëshirë pasi qysh në moshë të vogël kam dëgjuara çekanët e gurgdhendësve në rrugët e kalldrëmta duke parë edhe punën që bënin. Përpiqem që me kalimin kohës të mësoj sa më shumë nga ky zanat duke iu përngjasuar atyre për të skalitur kalldrëme që ti rezistojnë kohës”, thotë gurgdhendësi i ri.

Domosdoshmëri mirëmbajtja e kalldrëmeve

Zhvillimi i turizmit dhe fluksi në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër po nxjerr si domosdoshmëri zbatimin e projekteve mirëmbajtëse në rrugët e kalldrëmta. Së fundi me fondet e akorduara nga qeveria u mundësua restaurimi i rrugëve të kalldrëmta që përshkojnë lagjet Varosh dhe “11 Janari”, rruga që të çon në banesën e shkrimtarit Ismail Kadare,  shtrimi me gurë të skalitur i pedonales Gjirokastër-Parku i Viroit, etj.  Sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore, Gjirokastra e UNESCO-s nxjerrë si domosdoshmëri mirëmbajtien e rrugëve të kalldrëmta si  një prej vlerave unikale dhe të papërsëritshme të qytetit. Aktualisht në qytetin e gurtë, ka 9 km rrugë të shtruara me kalldrëm ndërkohë që një pjesë e tyre është e dëmtuar. Pjesa më e madhe e këtyre “qylymave” me gurë të skalitur ndodhen në pjesën historike të qytetit, në lagjet karakteristike të preferuara për tu vizituar edhe nga grupet turistike vendase dhe të huaja. Kjo problematikë ka ardhur edhe si shkak i lëvizjes së automjeteve në to. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Natë terrori në Paris: Qindra të vdekur e të plagosur (Foto)

Natë terrori në Paris: Qindra të vdekur e të plagosur (Foto)

Shkon në mbi 140 numri i të vrarëve në Paris, panik dhe gjendje e jashtëzakonshme

Shkon në mbi 140 numri i të vrarëve në Paris, panik dhe gjendje e jashtëzakonshme

Dy gjigandët e futbollit, Argjentina dhe Brazili, e mbyllin në paqe takimin mes tyre

Dy gjigandët e futbollit, Argjentina dhe Brazili, e mbyllin në paqe takimin mes tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni