Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas edhe sot e rikonfirmoi se Gjermania nuk do të bashkohet me misionin detar të udhëhequr nga SHBA-të në ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se Berlini favorizonte një mision evropian, por paralajmëroi se ishte mjaft e vështirë të bëjë një veprim të tillë.
“Edhe pse britanikët do të bashkëngjiten në misionin amerikan, ne nuk do ta bëjmë atë,” u tha Maas gazetarëve.
“Ne duam një mision evropian,” tha ai, duke shtuar se çështja nuk ishte jashtë axhendës, por do të duhej kohë për të bindur Bashkimin Evropian për të kryer një mision të tillë.
Ambasada e SHBA në Berlin tha të martën se Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar nga Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë në një mision për të mbrojtur transportin përmes ngushticës dhe për të “luftuar agresionin iranian”. Gjermania e refuzoi kërkesën. /tesheshi.com/