Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka lënë sot spitalin ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh dhe është paraqitur në Prokurorinë e Vlorës ku është marrë në pyetje në prani të avokatit të tij mbrojtës. i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe” falsifikimit të dokumenteve” për ndërtimin e një pallati 11 katësh në Vlorë, Gjika u arrestua më datë 6 shkurt pranë banesës së tij . Gjykata dha masën e arrestit “detyrim paraqitje” duke e argumentuar me gjendjen e tij shëndetësore.
Pas arrestimit Gjika pati probleme me zemrën dhe u shtrua në spital për të marrë mjëkimet ë nëvijshme. Ai ka lënë sot spitalin dhe është paraqitur vetë në prokurori. Kryetari i bashkisë së Vlorës është paraqitur sot paradite para prokurorëve në zbatim të vendimit të gjykatës së këtij qyteti e cila e la atë nën masën e sigurisë ‘Detyrim me paraqitje.(tesheshi.com)