Tani që ndodhemi në stinën e dimrit dhe temperaturat janë të ulëta në shumë zona të vendit krijohet akull dhe toka ngrin. Na ndodh shpesh që të kalojmë në këto zona dhe të rrëzohemi dhe të pësojmë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Professor Reinhard Hoffmann, në Gjermani ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Ai këshillon që të imitojmë ecjen e pinguinëve në dokumentarin “Marsi i Pinguinëve”, për të shmangur përplasjen në tokë kur ka ngrica.
Pinguinët jetojnë në zonat më të ftohta të rruzullit tokësor dhe mënyra se si ata ecin është tepër e veçantë. Kjo i bën ata që mos të rrëzohen asnjëherë dhe pikërisht kjo duhet imituar nga njerëzit në vende ku toka është e mbuluar nga akulli./tesheshi.com/