Gjermania ka refuzuar t’i lëshojë vizë ministrit rus të Bujqësisë, Alexander Tkachev, pasi ai është një nga personat e listuar në sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës.
Për pasojë, delegacioni rus nuk do të mund të ndjekë Javën e Gjelbër të Ushqimit dhe Bujqësisë në Berlin, më 15-24 janar, ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë e Rusisë.
Sanksionet kundër Rusisë janë vendosur për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk ka bërë ndonjë koment, në lidhje me refuzimin e vizës për ministrin rus./tesheshi.com/