Gjermania ndalon organizatën Ansaar International, e cila dyshohet për financimin e terrorizmit në të gjithë botën, njoftoi sot Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.
“Nëse doni të luftoni terrorizmin, duhet të zbrazni burimet e tij të financimit,” shkroi Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në Twitter, sipas Reuters.
Ansaar dhe organizatat e lidhura “përhapën një pamje salafiste të botës dhe financojnë terrorin në të gjithë botën nën maskën e ndihmës humanitare”, tha ministri.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, policia kontrolloi lokalet e tyre në 10 shtetet gjermane, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të ndaluar organizatën.
Në vitin 2019, policia kontrolloi zyrat që i përkisnin Ansaar dhe organizatën humanitare WorldWide Resistance-Help, për shkak të dyshimit se ata financuan grupin militant palestinez Hamas, i cili është në “listën e zezë” në Bashkimin Evropian si një organizatë terroriste.
Por Ansaar shprehet në faqen e saj të internetit se ofron ndihmë humanitare për njerëzit e prekur nga lufta dhe krizat. /tesheshi.com/