Sipas sondazheve në zgjedhjet lokale të dy krahinave të Gjermanisë Lindore, Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) mbeti larg fitoreve të saj të para elektorale të nivelit rajonal, ndërsa KristianDemokratët dhe Social Demokratët, me disa humbje, mbrojtwn fortesat në Saksoni dhe Brandenburg.
Sipas sondazheve të Infratest Dimap, 32 përqind e votuesve votuan në KristianDemokratët (CDU) në Saksoni.
AfD pasoi me 27.5 përqind, të Majtët me 10.5 përqind, të Gjelbrit me 9 përqind, SocialDemokratët me 8 përqind, ndërsa Liberalët u renditën me 4.8 përqind – pak më poshtë regjistrimit, raporton Deutsche Welle.
Në Brandenburg, Social Demokratët fituan me 27.5 përqind.
Këto pasohen nga AfD me 22.5, KrtisianDemokratët me 15.5, të Majtët me 11, të Gjelbërit me 10, ndërsa votuesit konservatorë të Lirë janë kuotuar me 5 përqind. Liberalët mund të mbeten në 4.8 përqind këtu, raporton Deutsche Welle.
Këtë vit, ndërsa Gjermania shënon 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, debati për ndryshimet midis lindjes dhe perëndimit të vendit ka rifilluar në vend. /tesheshi.com/